Një zjarr i madh përfshiu kodrën me ullinj e pemë në fshatin Kutalli, në Bashkinë Dimal të Beratit, ditën e sotme.
Shërbimet Zjarrfikëse të Beratit, Kuçovës e Dimalit punuan për shuarjen e flakëve, ndërsa zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm dhe dëmet janë të konsiderueshme.
Zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, duke marrë përmasa të mëdha.
Burimet në vendngjarje konfirmojnë se e kanë vënë zjarrin nën kontroll dhe po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve.
Të njëjtat burime pohojnë se zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm, ndërkohë që nuk mund të përllogaritet ende sipërfaqja e plotë e djegur nga zjarri dhe hetimet janë ende aktive.
© Panorama.al















