Netanyahu: Izraeli do të shpenzojë 110 miliardë dollarë për industrinë e pavarur të armëve!

Dec 24, 2025 | 21:57

Izraeli do të shpenzojë 350 miliardë shekel (110 miliardë dollarë), për të zhvilluar një industri të pavarur armësh, për të zvogëluar varësinë nga vendet e tjera.

beniamin netanyahu

Kështu njoftoi sot kryeministri Benjamin Netanyahu.

“Ne do të vazhdojmë të sigurojmë furnizimet e nevojshme, ndërsa do të pajisemi në mënyrë të pavarur”, tha Netanyahu në një aktivitet për pilotë të rinj.

“Nuk e di nëse një vend mund të bëhet plotësisht i pavarur, por ne do të përpiqemi të sigurohemi që armët tona të prodhohen sa më shumë të jetë e mundur në Izrael”, tha ai.

Dhe më tej sqaroi se:

“Qëllimi ynë është të krijojmë një industri të pavarur armësh për Shtetin e Izraelit dhe të zvogëlojmë varësinë nga kushdo, përfshirë aleatët”.

© Panorama.al

Te lidhura