Një grua e cila kishte 12 fëmijë, lindi pesënjakë në moshën 48- vjeçare, pasi u ngjiz në mënyrë natyrale. Gruaja nga Melburni, Australi, lindi dje dy djem dhe tri vajza me operacion cezarian. Një nga vajzat vdiq gjatë lindjes. Një ekip prej 30 specialistësh, përfshirë pediatër, anestezistë dhe infermierë, morën pjesë në operacionin e lindjes që solli në jetë pesënjakët e parë në Melburn pas tri dekadash. Shanset për të ngjizur pesënjakë në mënyrë natyrale janë një në 55 milionë, sipas mjekëve.











