Nedved “shet” Bufonin tek ekipi i Romës

May 2, 2011 | 12:10

Zërat mbi largimin e mundshëm të Xhixhi Bufonit nga Torino dukej sikur ishin shuar në orët e fundit. Por lajmi i fundit flet për një takim mes Pavel Nedvedit dhe Franko Baldinit. I pari është këshilltari administrativ i presidentit të Juventusit, ndërsa tjetri është drejtori i ardhshëm i përgjithshëm i klubit roman, i cili pritet të firmosë në orët në vazhdim. Aktualisht, “gardiani” bardhezi përfiton 6 milionë euro në sezon, por është gati të ulë pretendimet e tij ekonomike, në rast largimi nga Torino. Portieri 32-vjeçar mund të jetë goditja e madhe e merkatos për Romën, ndërkohë që dy portierët e tjerë, Doni dhe Hulio Serxho, do të nxirren në shitje, pasi titullari i verdhekuqve do të jetë “gardiani” i përfaqësueses italiane. Si për ironi të fatit, Xhixhi Bufon ka qenë fare pranë transferimit në kryeqytet 10 vite më parë, kur Roma pa të thyhej nga Juventusi në këtë tratativë.

© Panorama.al

Te lidhura