“Në Tiranë është punuar me dashuri e këmbëngulje”- Veliaj publikon videon: S’ka burg pa gjyq dhe as letra anonime që mund ta ndalin vrapin e saj

Feb 22, 2025 | 10:27

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelitë e paraburgimit të Durrësit, ka publikuar një video ku, sipas tij, tregohet transformimi i kryeqytetit gjatë mandateve të tij.

erion veliaj keshilli bashkiak

Veliaj shkruan se në Tiranë është punuar me shumë dashuri e këmbëngulje, qoftë edhe për një kënd lodrash, thekson ai.

Ndërsa shprehet se “nuk ka burg pa gjyq e as letra anonime që mund ta ndalin vrapin e saj”.

“Mirëmëngjes, me këtë video që tregon se me sa shumë dashuri e këmbëngulje ❤️ është punuar në Tiranë, qoftë edhe për një kënd lodrash ??, për të kuptuar se nuk ka burg pa gjyq e as letra anonime që mund ta ndalin vrapin e saj! Bashkë. ??”, shkruan Veliaj.

© Panorama.al

Te lidhura