Në shtator filmi “Mbreti Luan” vjen në versionin 3D

May 27, 2011 | 15:04

Teknologjia 3D duket se do të përfshijë shumë shpejt industrinë kinematografike, ku tashmë janë disa filma të suksesshëm hollivudianë që janë njoftuar se do të vijnë në versionet e tyre 3D.

“Mbreti Luan” është filmi i animuar nga Disney që do të vijë shtatorin e këtij viti në versionin 3D. Shtëpia prodhuese ka njoftuar se do të jetë 16 shtatori kur filmi do të ketë primierën.

“Mbreti luan” një prodhim i vitit 1994, është një prej sukseseve më të mëdha të “Disney” dhe një film shumë i pëlqyer nga audienca shqiptarë gjithashtu.

Pak ditë më parë, regjisori James Cameron njoftoi se një prej filmave më të suksesshëm në historinë e kinemasë,Titanik do të vijë në versionin 3D.

 

© Panorama.al

Te lidhura