Në privatësi të plotë, Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzuan në fundjavë dashurinë në Palermo! Ja shifra e kripur e dasmës sekrete

Jun 8, 2026 | 10:54

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner kurorëzuan dashurinë e tyre në fundjavë në Palermo të Italisë, pas martesës civile që zhvilluan në fund të majit në Londër. Ceremonia tre ditore në qytetin italian thuhet se kushtoi 1.73 milion dollarë, sipas Vanity Fair.

Dua Lipa dhe Callum Turner pas dasmës në Londër
Dua Lipa dhe Callum Turner pas dasmës në Londër

Ceremonia kryesore u mbajt në Villa Valguarnera, një rezidencë historike e shekullit XVIII në Bagheria, ku çifti shkëmbeu betimet përpara familjarëve dhe rreth 200 të ftuarve. Ambienti u dekorua me lule, drita elegante dhe elemente të traditës mesdhetare, duke krijuar një atmosferë romantike dhe ekskluzive.

Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte performanca surprizë e Elton John, i cili interpretoi këngën e tij ikonike “Your Song” për çiftin e sapomartuar. Në listën e të ftuarve spikatën gjithashtu Donatella Versace, Charli XCX, Mark Ronson, Troye Sivan, Joe Alwyn, Grace Gummer, George Daniel dhe shumë figura të tjera të njohura.

Imazhi mund të përmbajë Callum Turner, Dua Lipa, Person i Rritur, Njerëz, Foto Dasmash, Fytyrë, Kokë dhe Aksesorë.
Çifti gjatë festimeve të së premtes në Palermo

Festimet vazhduan deri në orët e para të mëngjesit me një spektakël fishekzjarresh dhe performanca nga DJ të famshëm ndërkombëtarë, mes tyre Carl Cox, Martin Garrix, David Guetta dhe Peggy Gou.

Ngjarjet kishin nisur një ditë më parë në qendrën historike të Palermos, me vizita private, pritje ekskluzive dhe festa të organizuara në disa nga vendet më prestigjioze të qytetit.

Siguria ishte maksimale, me rrugë të bllokuara dhe masa të rrepta për të garantuar privatësinë e çiftit dhe të ftuarve si barriera përgjatë rrugëve të hyrjes, kordone sigurie, masa kundër dronëve dhe një sistem filtrimi hyrës që e bënte praktikisht të pamundur afrimin në vilë.

Dua Lipa and Callum Turner Kick Off Their Weekend Wedding Festivities in  Palermo, Italy

Sipas vlerësimeve të kompanisë italiane të konsulencës turistike JFC, dasma mund të sjellë rreth 268 milionë euro ndikim ekonomik dhe promovues për Sicilinë, duke e kthyer për disa ditë Palermon në qendrën e vëmendjes së medias ndërkombëtare.

Dua Lipa Callum Turner

© Panorama.al

Te lidhura