Shfrytëzonte të miturën, arrestohet polici

Jul 17, 2011 | 13:43

Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin e një punonjësi të saj pasi akuzohet për shfrytëzimin e dy vajzave për prostitucion.

Në një konferencë për shtyp nga Drejtoria e Policisë u njoftua se i arrestuari është shtetasi, Arjan Seit Hoxha, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Sipas policisë, arrestimi i punonjësit të policisë Arjan Hoxha, u krye në vendin e quajtur “Mali i Robit” në Golem të Kavajës, në hyrje të hotel “Onufrit”, pasi në rolin e tutorit, kishte lënë për të prostituar në këtë hotel dy femra me inicialet M.T vjeç 16 dhe XH.H vjeç 23 nga Tirana, të cilat për kryerjen e një marredhënie seksuale me klientelën e siguruar nga ky punonjës policise, përfitonin shumën prej 100 Euro.

Policia njoftoi se masa e arrestit në flagrancë u mor edhe ndaj shtetases me iniciale XH.H, vjeç 23 banuese në Tiranë, e divorcuar, si dhe u procedua në gjendje të lire për shtetasen e mitur me inicialet M.T.

Polici i arrestuar ishte me arsim të lartë juridik, dhe mbante detyrën e Specialistit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë.

© Panorama.al

Te lidhura