Në mes të dimrit CEZ nis remontet, ja zonat pa drita

Dec 21, 2011 | 12:15

Nëse Tirana për pak kohë kishte harruar kufizimet e energjisë, tashmë ato janë bërë të zakonshme. CEZ Shpërndarje ka vijuar me planin e saj të remonteve në rrjet dhe si pasojë ka pasur edhe kufizime. Kompania njoftoi dje për të tjera punime, të cilat do të kryhen sot dhe për shkak të tyre do të ketë kufizime të energjisë në disa zona në orare të ndryshme. Kështu, si efekt i riparimeve në nënstacionin Dinamo, do të ketë ndërprerje në Zall-Mner, Paskuqan dhe Bathore për riparimet në nënstacionin Kinostudio do të ketë ndërprerje në zona, si Tufina, Babruja, komuna Dajt, rruga “Aleksandër Moisiu”, apo dhe disa fshatra rrotull. Paralelisht punime do të kryhen sot edhe në nënstacionin 35/6kv Valias, si dhe nënstacionin 35/6 kv  të Karbit që do të sjellin kufizime në disa zona, respektivisht në oraret 09:15:00 dhe 09:00-13:00. Edhe tri nënstacione të tjera si Hoxharë 2 dhe nënstacioni Povelce dhe Selenicë.
Kredia e KESH
Akti normativ i qeverisë që autorizon Korporatën Elektoenergjetike Shqiptare të marrë një kredi rreth 45 milionë dollarë për të përballuar importin e energjisë, kaloi dje në Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e Partisë Demokratike votuan pro marrjes së kësaj kredie, që synon të garantojë furnizim pa kufizime të popullsisë me energji, ndërkohë që deputetët e PS-së votuan kundër, duke argumentuar se shkak i vështirësisë financiare është vetëm keqmenaxhimi. Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj, i cili mbrojti para komisionit edhe aktin normativ të qeverisë, dha shifra mbi bilancet aktuale të KESH, duke vlerësuar se overdrfati i këtij të fundit kap shifrën 100 milionë euro deri më tani.

© Panorama.al

Te lidhura