“Në Kosovë kemi ndërruar mbi 5 kryeministra në këto 12 vite, jeni bërë si…”- Rama i përgjigjet komentuesit: Të duket diktaturë Gjermania ty!

Apr 15, 2025 | 9:20

“Ne në Kosovë i kemi ndërruar mbi 5 kryemininstra këto 12 vite të fundit, ju jeni bërë vend dikatorial”, ishte një ndër komentet që ndjekësit i bënë sot kryeministrit Edi Rama në rubrikën “Sy më Sy” në Facebook.
Lidhur me këtë koment, kryeministri Rama u përgjigj duke dhënë shembuj të qeverisjeve në vendet perëndimore.

“Të duket diktaturë Gjermania ty? Gjermani ka pas 2 kancelarë në katër mandate. Holanada për shembull diktaturë të duket që kryeministrin e vetë e kishte 4 mandate. Zgjedh populli i dashur Bardhyl, të tjerat janë dokrahina”, tha Rama.

© Panorama.al

Te lidhura