Në kërkim nga Britania për vrasjen e ish-snajperistit kurd në vitin 2019, vetëdorëzohet në policinë e Tiranës 26 vjeçari shqiptar (EMRI)

Jan 20, 2026 | 15:13

Armando Marku, i shpallur në kërkim nga autoritetet e Britanisë së Madhe si i përfshirë në vrasjen e ish snajperistit kurd Hemawand Ali Hussain në vitin 2019, është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës.

armando marku

Hussain u qëllua për vdekje nga afër brenda një banese në Hartlepool në shtator të vitit 2019.

Marku ishte i vetmi që kishte mbetur në kërkim nga të akuzuarit për këtë ngjarje. Në dhjetor të vitit të kaluar, u arrestua në Bruksel edhe 40-vjeçari Sajmir Dodoveci dhe u ekstradua në Britani.

Më herët, për këtë ngjarje u dënua me burg përjetë edhe Eugert Merizaj, ndërsa tre të tjerët (Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku) u dënuan në janar 2021 për vrasje nga pakujdesia. Më konkretisht Noza Saffari u dënua me 15 vjet burg, Dorian Pirija dhe Qazim Marku u dënuan me nga 19 vite secili.

Një tjetër i dyshuar,  34-vjeç, u arrestua në Belgjikë në shkurt 2024 dhe pritet të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë.

© Panorama.al

Te lidhura