“Në fillim tha se e dhunoi dhe më pas…”- Detaje të reja nga abuzimi s*ksual me të miturën, ja çfarë pretendon 16-vjeçari, dyshohet se ka edhe të tjerë të përfshirë

Oct 23, 2025 | 14:02

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e ndodhur në Korçë së fundmi, ku një e mitur denoncoi për abuzim seksual një 16-vjeçar, të cilin policia tashmë e ka arrestuar.

policia korce

Burime afër me hetimin bënë me dije se e mitura 15-vjeçare prej disa ditësh bashkëjetonte me 16-vjeçarin, duke qenë në një lidhje intime me të. Për këtë lidhje ka qenë në dijeni edhe nëna e vajzës, e cila thuhet se e ka lejuar këtë të fundit të bashkëjetojë me 16-vjeçarin për disa ditë.

Në deklaratën në polici, e mitura fillimisht ka thënë se adoleshenti ka ushtruar dhunë fizike, ndërsa më pas ka pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Nga ana e grupit hetimor, po bëhen ende hetime për të zbuluar më tej rreth kësaj ngjarje, pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.

Mësohet se 15-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ku mbahet nën vëzhgim nga psikologet. Priten detaje të tjera në vijim.

Policia vendore njoftoi sot arrestimin e 16-vjeçarit nën akuzën e abuzimit seksual me të mitura.

© Panorama.al

Te lidhura