Në ”Çelësi Muzikor” Gold Ag & Zajmina fitojnë dy çmime

Jun 3, 2012 | 13:21

Kënga ”Forever” që ishte realizuar në duet nga Zajmina dhe reperi Gold Ag, ka dalë fituese e festivalit ”Çelësi Muzikor” që është organizuar këtë radhë në Prishtinë nga kompania ”Zico”. Kjo këngë ritmike ka sjellë në një performancë të nxehtë dy këngëtarët e njohur, si dhe një rikthim të Zajminës në festivale, pas një pauze të gjatë që këngëtarja e ka bërë për shkak të provimeve në fakultet. Përveç çmimit kryesor, Zaji dhe Goldi kanë fituar edhe një çmim tjetër për ”Best duo”, duke e bërë kështu dyshen e pakonkurrencë të mbrëmjes, ndërsa fitues të tjerë prej më të njohurve kanë qenë këngëtarja Fjolla Morina, Hekuran Krasniqi dhe disa të tjerë. Ndërsa yjet e mbrëmjes kanë qenë pikërisht fituesit e festivalit. Ky edicion është i gjashti në radhë, ndërsa edicionet e para i kanë fituar Zanfina Ismaili dhe Rezarta Shkurta.

© Panorama.al

Te lidhura