“Ne burrat ballkanas kur marrim fjalën…”- Rama nga Brukseli: Na jepni mundësinë t’i shërbejmë Evropës, jemi gati të bëhemi pjesë e BE-së

Nov 18, 2025 | 16:20

Kryeministri Edi Rama tha sot nga Brukseli (18 nëntor), ku mori pjesë në Forumin e Zgjerimit, se BE-ja duhet t’i japë një shans Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike, qoftë edhe pa të drejtë veto dhe vote, që të jenë anëtarë të Unionit dhe t’i shërbejnë Evropës.

edi rama bruksel forumi i zgjerimit be (2)

Teksa u shpreh i nderuar që të adresonte Forumin e Zgjerimit me një fjalë të përveçme në emër të Shqipërisë, kreu i qeverisë falënderoi edhe komisioneren Marta Kos për punën e saj, duke i rekomanduar që të bënte edhe një libër në fund të mandatit, për procesin e realizuar nga ajo për zgjerimin.

Por kreu i ekzekutivit shqiptar këmbënguli se Unioni duhet t’i japë shans Shqipërisë dhe ta bëjë pjesë me anëtarësim, pasi “vendet e Ballkanit nuk i sjellin më dhimbje koke, por paqe”.

“Mendësinë e një vendi që ndihet i përgjegjshëm ndaj BE-së ditë për ditë. Nuk kërkojmë asnjë mundësi tjetër veç t’i shërbejmë Evropës dhe Evropa të ketë paqe. Ndjejmë përgjegjësinë e BE-së, që Evropa t’i shërbejë paqes”, tha ai.

Rama bëri edhe një batutë me “burra ballkanas” për fjalimet e gjata në podiume, teksa i sugjeroi komisioneres Kos bërjen e një libri.

“Dhe për ta mbyllur, e dini se si shkon puna me burrat ballkanas kur marrin fjalën dhe që thonë do e mbyllim, por nuk e mbyllin, por do ta mbyll vërtetë fjalën time, duke i lejuar vetes një kënaqësi të vogël. Do i japë një këshill Martës (Kos), teksa ajo po shkruan historinë me ne, duhet të sigurohet që edhe historia të shkruajë për të në faqet e saj. ndaj ajo duhet të sigurohet që kur të mbarojë mandati i saj, ajo thjesht do duhet të botojë një libër me titull “Antologjia e plotë e një zgjerimi të bërë nga unë”. Dhe i jap fjalën Martës se në të gjithë lagjen ballkanike që janë dëshmitarë këtu, se do t’i përmbahen me fisnikëri nga pretendimet për të drejtën e autorit për kapitullin e Shqipërisë”, tha kryeministri.

Në fund, pasi i falënderoi të gjithë për durimin, ai përsëriti se tani s’ka më torturë ballkanase dhe dhimbje koke, duke kërkuar që “Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së”.

“Faleminderit për durimin, është shumë frymëzues për mua, se shumica prej jush vini nga e njëjta lagje, që jeni kaq të duruar, e që tregon se tortura ballkanase po funksionin dhe që tregon se ne jemi gati të bëhemi pjesë e BE-së, pa sjellë dhimbje koke nga Ballkani, por duke i ndihmuar ata që t’i bëjnë ballë procesit të ballkanizimit, që në të vërtetë po ndodh në shumë prej vendeve të tyre”, përfundoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura