Në burg gjenerali i lartë turk, tentoi grusht shteti

Jan 7, 2012 | 12:26

Ish-gjenerali më i lartë turk, Ilker Basbug, do të qëndrojë në burg deri ditën kur do të gjykohet. Kështu vendosi një gjykatë turke, edhe pse i dyshuar si pjesë e një komploti për ta përmbysur qeverinë e Kryeministrit Erdogan. Basbug është shfaqur të enjten para gjykatës, ku i ka kundërshtuar të gjitha akuzat që mban për rastin “Ergenekon”. Hetimi lidhur me grushtin e shtetit nga Ushtria ka nisur që në vitin 2007. Si pasojë, qindra persona, përfshirë oficerë të lartë ushtarakë në pension, akademikë, avokatë dhe gazetarë janë arrestuar. Opozita turke thotë se arrestimet e urdhëruara nga Kryeministri Erdogan nuk kanë të bëjnë me një grusht shteti, por me përpjekjet e tij për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve politikë.

© Panorama.al

Te lidhura