Në 2010-n janë vrarë 102 gazetarë

May 2, 2011 | 20:37

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit me seli në Vjenë njoftoi sot se gjithsejt janë vrarë 102 gazetarë për vitin 2010, tetë më shumë se një vit më parë.

Rajoni më i rrezikshëm për gazetarët ka qenë Azia me 40 gazetarë të vrarë, ndjekur nga Amerika Latine me 32 të vrarë, thuhet në një raport të përvitshëm për lirinë e shtypit në botë.

Ndërsa në Europë kanë vdekur 7 gazetarë, dy në Rusi, dhe nga një në Greqi, Bullgari, Bellorusi, Letoni dhe Turqi.

Instituti tha se në dekadën e kaluar janë vrarë gjithsejt 788 gazetarë.

Iraku, me 177 vrasje, Filipinet me 96 dhe Kolumbia me 50 gazetarë të vrarë radhiten si vendet më të rrezikshme.

© Panorama.al

Te lidhura