Ndryshimet klimaterike, Vatikani lëshon alarmin

May 10, 2011 | 22:03

Një panel shkencëtarësh i emëruar nga Vatikani ka raportuar sot,  atë që ekspertët e klimës e kanë paralajmëruar gjithnjë në vitet e fundit.

Sipas tyre, toka po ngrohet gjithnjë e më shumë, akullnajat po shkrihen, ndërkohë që duhen marrë masa urgjente për të ndalur dëmet.

Shkencëtarët bënë thirrje urgjente për zvoglimin e emisionit të ndotësve në atmosferë, dhe të përmirësohet vëzhgimi i shkrirjes së akullnajave nëpër male.

© Panorama.al

Te lidhura