Ndjekje penale për kandidatin e pavarur të Sukthit

May 6, 2011 | 12:48

Prokuroria e rrethit të Durrësit ka nisur një hetim për kandidatin i Pavarur për Bashkinë e Sukthit, Hysen Llaca. Procedimi i tij penal ka ardhur për falsifikim dokumentash. Denoncimi u bë fillimisht nga Partia Socialiste.

Nga hetimet e kryerja e hetimeve ka rezultuar se përvec falsifikimit të disa deklaratave, kandidati Hysen Llaca është gjëtur fajtor edhe për shpërdorim detyre në vitin 2008.

Prokuroria ka ftuar KZAZ-në të bëjë verifikimet dhe masat e nevojshme administrative.

Dy mandate të shkuara, Llaca e ka drejtuar këtë bashki nën siglën e Partisë Socialiste.

© Panorama.al

Te lidhura