Policia e Korçës njoftoi sot ndjekjen në gjendje të lirë të ish deputetit të Partisë Lëvizja e Legalitetit në Pogradec, Etem Fezollari. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Etem Fezollari, 68 vjec, banues ne lagjen nr 1 Pogradec në kohën kur ka qenë me detyrë deputet është pajisur me një pistoletë të tipit TT, model 54 nga Komisariati i Policisë Pogradec.
Ish deputetit Fezollari i ka humbur pistoleta po në kohën kur ka qenë deputet, dhe ka dorëzuar në Komisariatin e Policisë Pogradec një tjetër pistoletë tip Zastave pa numër.
Fezollari do të hetohet për akuzat e humbjes se armatimit dhe mbajtjes së armeve dhe municioneve luftarake pa leje.











