Ndeshja/ Shqipëria, miqësore me Gjeorgjinë

Dec 7, 2011 | 13:37

Shqipëria do të luajë më 29 shkurt një takim miqësor me Gjeorgjinë në Tbilisi. Lajmin e ka konfirmuar zyra për shtyp e federatës. Pas një marrëveshjeje dypalëshe midis Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës së Gjeorgjisë është vendosur që në datën 29 shkurt 2012 në Tbilis të zhvillohet ndeshja miqësore Gjeorgji-Shqipëri. Deri në zhvillimin e këtij takimi miqësor, Kombëtarja e Shqipërisë do të këtë edhe trajnerin e saj të ri, i cili do të zëvendësojë në pankinë teknikun kroat Josip Kuzhe.

© Panorama.al

Te lidhura