Kriteret që duhet të plotësohen për të marrë tapinë.
Qeveria miraton proceduat për objektet pa dokumente.
Të gjithë ata që kanë ndërtuar objekte deri më 10 gusht 1991 dhe nuk disponojnë dokument pronësie, do të mund ta përfitojnë këtë pas një sërë procedurash të miratuara dje nga qeveria. Përmes një vendimi, kjo e fundit sanksionon se bashkitë dhe komunat do të jenë institucionet që do të ndjekin gjithë procesin. Duke e lidhur këtë proces me projektin e regjistrimit fillestar që po kryhet aktualisht nga ana e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, vendimi thekson se regjistrimi i pronës bëhet me kërkesë të regjistruesit, kryeregjistruesit, apo edhe vetë individit.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











