Ceremonia, përcillet me homazhe Sabri Godo

Dec 4, 2011 | 14:41

TIRANE- Ceremonia per nder te politikanit dhe presidentit te Republikaneve Sabri Godo, ndare nga jeta nje dite me pare, ne moshen 82 vjecare pas nje semundjeje te rende ne mushkeri ka nisur ne mesdite ne Kuvendin e Shqiperise.

Politikane te majte e te djathe, kreu i shtetit, kryeministri i vendit, Sali Berisha me bashkeshorten, drejtues partish, perfaqesues te trupit diplomatik, ambasadori i BE-se, Sekui, ai i SHBA, Aleksander Arvizu  dhe qindra dashamires kane kryer homazhe e jane perkulur para trupit te pajete te Sabri Godos, per te lene me tej shenime ne librin e vendosur ne sallen e homazheve.

Homazhe ka zhvilluar kreu i shtetit,  Bamir Topi, e pas tij edhe princi Leka, qe vetem nje dite me pare percolli ne banesen e fundit te atin, Leka Zogun I, pretendentin e fronit mbreteror.

Trupi i pajete i Godos ka mberritur ne Kuvendin e Shqiperise ne mesdite dhe pas kesaj kane nisur homazhet ne nder te tij.

Në hollin hyrës të salllës së seancave plenare, nga ora 12:30 deri në orën 14:30 do të kryhen homazhe ne nder te politikanit te urte.

Zoti Godo ka qenë deputet i Kuvendit në dy legjislatura; në detyrën e Kryetarit të Komisionit të Punës, Çështjeve sociale dhe Shëndetësisë gjatë vitit 1996-1997 dhe në detyrën e Kryetarit të Komisionit për politikën e Jashtme gjatë viteve 1997-2001.

Ndërron jetë në moshën 82- vjeçare, Sabri Godo

Ndërron jetë në moshën 82- vjeçare themeluesi i Partisë Republikane në Shqipëri, Sabri Godo.

Themeluesi i Partisë Republikane ishte shtruar pak ditë më parë me urgjencë në spitalin e mushkërive “Shefqet Ndroqi”. Pas trajtimit në terapi intensive ai ka marre mjekime në pavijon, ndërsa vetëm pak ditë më parë ka lënë spitalin.

Nga sa kanë pohuar mjekët, fill pas shtrimit në spital i është bërë hapja e mushkërisë për ta zvogëluar, duke i hequr likuidin (ujin) e tepërt. “Likidi pleural (ujë në mushkëri) bën që uji në mushkëri tubohet (mblidhet ose derdhet) në alveola (brenda në mushkëri dhe kjo ndodh në 90% të rasteve si pasojë e ngarkesës së zemrës që ndërlidhet, pikësëpari, me tumoret (primare në pleurë apo sekondare-metastaza nga organet tjera) apo sëmundjeve të veshkave, mëlçisë”, kane thene mjekët. Nga sa kanë bërë me dije familjarët, ai ishte diagnostikuar në Itali dhe për disa muaj ka kryer atje terapitë e nevojshme.

Politikani, skenaristi dhe shkrimtari Sabri Godo ka mbajtur postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë, e themeluar prej tij në vitin 1991. Godo e ka drejtuar PR-në për 7 vjet. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.

© Panorama.al

Te lidhura