PIZA- Ndërhyri për të mbrojtur motrën, që po zihej me ish bashkëshortin, por përfundon i vrarë prej ish kunatit. Ngjarja ka ndodhur në Piza të Italisë, në një familje shqiptarësh.
Sipas medieve italiane, që i referohen policisë, viktimë ka mbetur një shqiptar 31 vjecar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai ka vdekur pak pas mbërritjes në spital, pasi nuk ka mbijetuar dot nga plagët e marra si pasojë e goditjes me thikë. Policia, e mbërritur në vendin e ngjarjes ka vënë në pranga agresorin, edhe ai shqiptar, i moshës 35 vjecar.
Viktima ndërhyri për të ndarë bashkëshortët që ziheshin, por mori goditje me thikë në pjesën e qafës, kraharor dhe në këmbë.
Zënka, nga hetimet e para rezulton të ketë nisur për shkaqe familjare, për të cilat nuk jepen detaje.
© Panorama.al











