“Ndaloni menjëherë sulmet”- Mesazhi urgjent i Trumpit për Teheranin dhe Tel Avivin

Jun 8, 2026 | 11:45

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për ndalimin e përplasjeve ushtarake mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen.

trump donald

Përmes një postimi të shkurtër, Trump u kërkoi të dyja palëve të ndalin menjëherë sulmet.

“Izraeli dhe Irani duhet të ndalojnë menjëherë së qëlluari”, shkroi presidenti amerikan.

Deklarata vjen në një moment kritik, kur Izraeli dhe Irani kanë shkëmbyer sulme të njëpasnjëshme ndaj objektivave ushtarake, duke rritur frikën për një konflikt më të gjerë rajonal, duke shkelur edhe armëpushimin e vendosur më parë mes tyre.

Mesazhi i Trump konsiderohet si një tjetër përpjekje e Uashingtonit për të frenuar përshkallëzimin e situatës dhe për të shmangur zgjerimin e luftës në Lindjen e Mesme.

© Panorama.al

Te lidhura