Apolonia ka marrë një fitore të artë dje në fushën e vet ndaj Luftëtarit dhe duke përfituar nga barazimi i Besëlidhjes në Berat, ka shkuar +3 pikë nga këta të fundit. Me këtë rezultat fierakëve do t’u mjaftonte që të mos humbnin në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Tërbunit, për t’u ngjitur direkt në Kategorinë Superiore. Ndërsa Besëlidhja do jetë e detyruar të luajë një ndeshje në “play-off” ndaj skuadrës që do renditet e 10-ta në klasifikimin e përgjithshëm të Superiores. Lezhianët nuk mundën të merrnin pikë të plota ndaj Tomorit, i cili vazhdoi serinë e rezultateve pozitive, duke mbajtur vendin e dytë në renditje, por tani me pikë të barabarta me Kamzën, e cila mundi lehtësisht Partizanin. Rezultat i çuditshëm në Pukë, ku nga 2-0 për vendësit takimi përfundoi në 5-3 për vlonjatët, duke dënuar pukjanët me zhvillim të ndeshjes “play-out” me një nga skuadrat e kreut në Kategorinë e Dytë (gjithnjë nëse Gramshi dhe Vlora nuk marrin asnjë pikë në ndeshjen e fundit). Ndërkaq, një ngjitje të konsiderueshme ka bërë Gramshi falë fitores ndaj një rivali direkt si Bilishti. Këta të fundit duken të destinuar që të ndjekin Partizanin e vendit të fundit në Kategorinë e Dytë. Ndërsa Mamurrasi konsolidoi vendin e 6-të falë fitores ndaj Lushnjës, duke siguruar kështu një përballje në “play-off” me ekipin që do renditet në vendin e 9-të në Kategorinë Superiore. Ndërsa vetëm për statistikë janë luajtur sfidat Burreli-Ada, Gramozi-Pogradeci, dhe Partizani-Kamza.
Kategoria 1/ Java 29
Mamurrasi-Lushnja 2-0
Shkëmbi 7′, Lila 44′
Burreli-Ada 1-1
Radaj 12’/ Baçi 36′
Apolonia-Luftëtari 2-1
Meto 12′, Gërxho 42′ (p)/ Braho 83′
Gramozi-Pogradeci 2-1
Kokona 62′, 84’/ Çajku 92′
Gramshi-Bilishti 4-0
Goxhaj 2′, Ziambo 15′, L.Koçi 69′, Udeke 81′ (p)
Tërbuni-Vlora 3-5
Jacaj 13′ (p), 90′ (p), Dibra 25’/ Guga 35′, Strati 70′, Skënderaj 72′, Dalipi 83′, Prifti 87′
Tomori-Besëlidhja 1-1
Çaushaj 37′, Prela 70′
Partizani-Kamza 1-4
Dalipi 3′, Kënga 16′, Lame 77′, 85’/ Gega 89′ (p)
Renditja
Nr. Ekipi ND F B H G+ G- P
1. Pogradeci 29 21 2 6 52 25 65
2. Tomori 29 19 3 7 48 24 60
3. Kamza 29 17 9 3 42 19 60
4. Apolonia 29 18 5 6 48 29 59
5. Besëlidhja 29 16 8 5 39 16 56
6. Mamurrasi 29 13 3 13 29 28 42
7. Gramozi 29 12 3 14 32 42 39
8. Lushnja 29 11 3 15 34 25 36
9. Burreli 29 10 6 13 27 32 36
10. ADA 29 10 4 15 38 42 34
11. Luftëtari 29 9 7 13 20 34 34
12. Gramshi 29 8 7 14 21 32 31
13. Vlora 29 9 4 16 33 45 31
14. Tërbuni 29 8 6 15 25 40 30
15. Bilishti 29 8 3 18 31 60 27
16. Partizani 29 4 5 20 16 42 17











