Ndahet nga jeta ish-drejtori i FBI-së, hetoi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016! Reagimi i Trump me një postim pasi mësoi lajmin

Mar 21, 2026 | 19:12

Ish-drejtori i FBI-së, Robert Mueller, i cili udhëhoqi hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, ka vdekur në moshën 81 vjeç.

robert muller

Një deklaratë nga familja e tij, e cila u transmetua nga New York Times nëpërmjet Platform X, thotë:

“Me trishtim të thellë njoftojmë se Bob ndërroi jetë mbrëmë. Familja kërkon që privatësia e tyre të respektohet”.

Mueller u emërua si këshilltar i posaçëm në vitin 2017 nga Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm Rod Rosenstein për të mbikëqyrur hetimin federal mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Pasi u njoftua lajmi për vdekjen e tij, Presidenti i SHBA-së Donald Trump shkroi në Twitter:

“Robert Mueller sapo vdiq. Shkëlqyeshëm, jam i lumtur që vdiq. Ai nuk mund të lëndojë më njerëz të pafajshëm!”

trump postimi

© Panorama.al

Te lidhura