NASA publikon gjurmë të njërëzve që shkelën në Hënë

Sep 7, 2011 | 19:35

NASA ka publikuar foto të gjurmëve të astronautëve të lëna në hënë gjatë vizitës së anijes kozmike, Apollo në vitet 1969- 1972.

Imazhet e publikuara nga NASA janë marrë dy javë më parë rreth 13 deri në 15 km nga sipërfaqja e hënës dhe tregojnë vendet e uljes së Apollo 12. 14 dhe 17.

Ata ofrojnë një vështrim të mprehtë dhe shumë të qartë, ku njeriu dallon objekte dhe shkëmbinj. Imazhet më të afërta i përkasin Apollo 17, uljes së vitit 1972.

© Panorama.al

Te lidhura