TIRANE- Kreu i LSI-së Ilir Meta ka deklaruar sot se eshte ende heret per t’u shprehur rreth kandidatures se Fatos Nanos per President.
Ne nje konference per mediat, per te pershendetur 15 dhjetorin, diten e liberalizimit te vizave, Meta ka pranuar se aktualisht eshte nje president ne mandatin e tij.
“Ende jemi shumë herët dhe natyrisht është një president tjetër në mandatin e tij. LSI-ja do të mbajë qëndrimin e saj në momentin e duhur dhe patjetër do të konsultohet me PD-në në përputhje me marrëveshjen mes koalicionit”tha Meta, duke iu pergjigjur interesimit te medias per kete ceshtje.











