Nano President, Malaj: S’është koha për këtë debat

Dec 14, 2011 | 20:27
Nga profili i Arben Malaj ne Facebook

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Arbe Malaj duke iu përgjigjur interesit të mediave ka reaguar lidhur me deklaratën e ish kryetarit të PS-së, Fatos Nano,  për zgjedhjet për Presidentin e ardhshëm.

Në një reagim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Malaj vlerëson se është akoma shpejt për tu bërë ky debat.

“Se pari, mendoj se eshte akoma shpejt qe politika shqiptare te devijoje fokusin per reformat ekonomike dhe integruese, ne debatin per kandidatet per presidentin e ardhshem te vendit. Eshte e qarte qe ky moment ka nje rendesi te veçante per te zbutur ambjentin politik apo per ta rikthyer ate ne qendrime bllokuese apo radikale. Nga menyra se si maxhoranca dhe opozita do te zgjidhin kete problem, do te percaktohet maturia e klases politike ne teresi, duke ndikuar edhe ne zgjedhjet e 2013-es.

Se dyti. Ne vleresimin tim, intervista e Nanos nuk synonte te hapte apo nxiste nje grindje te re ne politiken shqiptare dhe aq me pak ne PS. Ne kete kendveshtrim, si dhe duke marre parasysh kohen tejet te mjaftueshme ne dispozicion, do te jete jo efektive politikisht qe te perfshihemi ne debate publike te motivuara nga parapelqimet apo hatermbetjet e se shkuares per dicka qe pret.

Se treti – Kontributet pozitive te Nanos ne kete tranzicion te veshtire jane evidente.”- ka shkruar Malaj në Facebook.

Vetëm pak ditë më parë në një intervistë nga Londra, ish kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano deklaroi se “Unë dhe oferta ime jemi aty, po gjej partnerët në të dy kampet për integrimin”

© Panorama.al

Te lidhura