‘Nafta’, Hajri Elezi ‘burg pa afat’, në spital

Mar 14, 2011 | 11:22

TIRANE- Administratori i firmës “Euroil”, nje nga personat e arrestuar skandalin me  naftën “virgine” e ka pritur masen e sigurise ne spital. Ai u shtrua në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Sipas drejtorise e Burgjeve, ai u dërgua me urgjence mbrëmjen e së dielës në spital për shkak të gjendjes shëndetësore të përkeqësuar, luhatjet e tensionit dhe sëmundja e zemrës.
Sipas burimeve nga drejtoria e burgjeve mësohet se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar gjatë orëve të pasdites së të dielës në qelinë e parburgimit ku ai qëndronte dhe për këtë arsye është dërguar në spital. Gjykata e Tiranes sot i komunikoi edhe Elezajt masen e arrestiti “burg pa afat”.

© Panorama.al

Te lidhura