Diçka e pazakontë i ka ndodhur numrit 2 në botë në tenis, Rafael Nadal. Ndërsa po shijonte fitoren me David Nalbandian dhe kalimin në 1/8 në turneun US Open, Nadal vuan një ngërç në këmbë për disa minuta, drejtpërdrjetë në televizion. Menjëherë pas fitores, gjatë konferencës për shtyp, Nadal, ndërsa po i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve ka filluar të ndjejë dhimbje. Përgatitësit e tij fizik kanë ndërhyrë menjëherë duke i bërë një masazh, i cili e ka rikthyer në konferencën për shtyp pas pothuajse 10 minutash.











