“Na kaloi përpara”- Kapiteni shmang tragjedinë ajrore, avioni ushtarak amerikan gati sa nuk përplaset me aeroplanin e pasagjerëve mbi Karaibe!

Dec 15, 2025 | 16:36

Një aksident ajror katastrofik për pak sa nuk ndodhi gjatë fundjavës, kur një fluturim i “JetBlue” nga Kuraçao për në Nju Jork, u detyrua të ndërpriste ngjitjen e tij për të shmangur një aeroplan ushtarak amerikan që po furnizohej me karburant, me kapitenin që fajësoi aeroplanin e Forcave Ajrore të SHBA-së.

avioni jet blue

Sipas një klipi audio të komunikimit të pilotit me kontrollin e trafikut ajror, kapiteni i JetBlue tha: “Pothuajse patëm një përplasje në ajër këtu lart”. Aeroplani ushtarak “erdhi pikërisht në rrugën tonë të fluturimit”, tha ai, duke shtuar se “ata nuk e kishin të ndezur transponderin, është skandaloze”.

Incidenti përfshinte fluturimin 1112 të JetBlue, i cili ishte nisur nga Curacao, një komb i vogël karaibian pranë brigjeve të Venezuelës, dhe ishte nisur për në aeroportin JFK të Nju Jorkut.

Incidenti vjen ndërsa ushtria amerikane ka shtuar operacionet e saj në rajon, duke kryer sulme ajrore kundër trafikantëve të dyshuar të drogës në Karaibe, ndërsa gjithashtu ka rritur presionin mbi qeverinë venezueliane.

Sipas Guardian, në një komunikim më të fundit me kontrollin e trafikut ajror, piloti e përshkroi incidentin në më shumë detaje:

“Ai kaloi pikërisht para nesh, më pak se pesë milje larg – ndoshta dy ose tre milje – dhe ishte një avion ajror i furnizimit me karburant i Forcave Ajrore të SHBA-së, në të njëjtën lartësi me ne. Na u desh të ndalonim ngjitjen”.

Kapiteni shtoi se avioni ushtarak më pas u drejtua në hapësirën ajrore të Venezuelës.

Zëdhënësi i JetBlue, Derek Dombroëski, tha të dielën se linja ajrore tashmë e ka raportuar incidentin tek autoritetet federale dhe do të bashkëpunojë plotësisht me çdo hetim.

“Anëtarët e ekuipazhit tonë janë të trajnuar për të ndjekur procedurat e duhura në të gjitha llojet e situatave të fluturimit, dhe ne e vlerësojmë veprimin e tyre të shpejtë dhe menaxhimin e alarmit”, tha ai.

Pentagoni, nga ana e tij, ia referoi Associated Press Forcave Ajrore për koment zyrtar, por deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje të menjëhershme ndaj një kërkese përkatëse.

© Panorama.al

Te lidhura