Mijëra vetë u mblodhën sërish sot për ditën e 17-të të protestave kundër qeverisë Rama.
Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej për tek Kryeministria, disa qytetarë shprehën mendimet e tyre për këtë protestë dhe arsyet e daljes aty.
Një prej tyre tha se gjithë natyra e Shqipërisë po shitet, ndërsa kërkoi vendosjen para ligjit të Ramës, Berishës dhe kujtdo që ka kryer korrupsion.
Protestuesi: Provoje njëherë shko në spital. Kam qenë vitin e shkuar kur xhaxhai im bëri aksident, nuk e preku njeri me dorë. Tani ka ardhur njerëzve eshtra në kockë. Kur dëgjova popullin që thoshte Rama në burg Berisha në burg, për të dyja palët. Thashë ok. Gjithë natyra jonë po shitet. I gjithë Fieri po mbahet në dhunë që të mos dalë në protestë. E kanë hequr gardhin e Zvërnecin e kanë sjellë këtu. E vetmja protestë që solli rezultat ishte ajo e Klodian Rashës, se nuk kishte podium. Këtij populli i janë bërë shumë të padrejta. Sistemi na ka rrjepur. është transferuar nga PPSH te këta të dy. Qoftë Rama qoftë Berisha duhet të paraqitet para drejtësisë. Kam që në ditën e parë dhe do jem deri në fund. Pavarësisht kurtheve policore.
© Panorama.al












