“Mungon diaspora!”- Sondazhi i “NotoSondaggi” për zgjedhjet e 11 majit, Lubonja: Cilësia e jetës nuk matet vetëm nga kuleta

Apr 14, 2025 | 21:46

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar një pjesë të rezultateve të sondazhit që Neës24 publikon sot në bashkëpunim me kompaninë e njohur italiane, “NotoSondaggi”, për zgjedhjet e 11 majit.

Referuar rezultateve të përgjigjeve të shqiptarëve lidhur me pyetjen nëse sot kundrejt 4 vitesh më pare në Shqipëri jetohet më mirë apo më keq, Lubonja e pohon se cilësia e jetës nuk matet vetëm nga kuleta.

“Kjo përfshin shumë gjëra, përgjithësisht përcakton ana ekonomike, thonë njerëzit. Ka edhe një problem, mungon diaspora, sepse edhe numri i të ikurve ka qenë i madh, kanë ikur doktorë dhe intelektualë dhe nuk e dimë mendimin e tyre. Unë kam parë fëmijë që thonë do mësoj anglisht e do iki. Mungon një element tjetër, varet nga shtresat dhe shtrirja ku janë intervistuar personat.

Cilësia e jetës nuk matet vetëm me kuletën, sepse janë marrëdhëniet njerëzore, po marrëdhëniet me institucionet, besimin, gjithashtu besim tek e ardhmja, demokracia në tërësi”, tha Lubonja.

Kujtojmë se rreth 37% e shqiptarëve mendojnë se jetohet “më mirë”. Ndërkohë që 28 % janë përgjigjur që jetohet “më keq” se 4 vite më parë, kurse 33% theksojnë se jetojnë po “në të njëjtën mënyrë”.

Dy për qind e të anketuarve është përgjigjur me “nuk e di”.

grafiku 1

© Panorama.al

Te lidhura