“Mund të zhduk provat!”-Zv.kryeministrja nën hetim, Teliti: Balluku duhet të japë dorëheqjen deri të premten, ndryshe SPAK t’i pezullojë pozicionit të punës

Oct 27, 2025 | 21:45

Koordinator i programit ekonomik të PD, Dorian Teliti, ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë Belinda Balluku, e cila është vënë nën hetim nga SPAK, por ditën e sotme nuk iu përgjigj thirrjes për paraqitje në Prokurorinë e Posaçme.

teliti

Teliti theksoi se është e papranueshme që një ministre në detyrë të vazhdojë të ushtrojë funksionin publik ndërkohë që po hetohet, pasi ekziston mundësia që të ndërhyjë në manipulimin dhe zhdukjen e provave.

“A ka mundësi ministri në detyrë, zv.kryeministrja në detyrë, jo vetëm për çështje që janë avancuar por dhe për ato që janë hapur, të fusë duar në manipulimin dhe zhdukjen provave?”, pyeti ai, ndërsa shtoi se në rast se Balluku nuk jep dorëheqje, SPAK duhet të bëj një tjetër veprim.

Teliti theksoi se SPAK duhet të bëj pezullim të pozicionit të saj të punës, pasi e ka kompetencë të veten.

“Të paktën pezullim. Në rast se shikohet që ka ndërhyrje, lëvizje dhe hapa që ndikojnë në procedurat që po hetohet, ka edhe masa të tjera”, tha ai.

Teliti: Balluku të paktën deri të premten duhet të japi dorëheqjen, pasi po akuzohet për afera korruptive nga SPAK nga një institucion që ende po e heton. A ka mundësi ministri në detyrë, zv.kryeministrja në detyrë, jo vetëm për çështje që janë avancuar por dhe për ato që janë hapur, të fusë duar në manipulimin dhe zhdukjen provave?

Në rast se nuk jep dorëheqje, SPAK duhet të bëj një tjetër veprim të premten, të bëj pezullim të pozicionit të punës, e ka kompetencë të veten. Të paktën pezullim. Në rast se shikohet që ndërhyjë, lëvizjet dhe hapat që ndikojnë në procedurat që po hetohet, ka edhe masa të tjera.

A ka hapësirë ajo të ndërhyrë ajo jo, këtë duam të dimë. Normalisht duhet të jap dorëheqje. Nëse as Rama dhe Balluku nuk marrin hapa , i takon SPAK t’i pezullojë detyrën. Nëse nuk arrihet deri në mandatin e arresti të bëhet kjo. Se mos ndodh si me Veliajn.

© Panorama.al

Te lidhura