“Maxarri thotë se, pas një sezoni të tillë duhet të mendohet nëse do të qëndrojë, apo jo. Sikur këto deklarata të ishin të vërteta, unë në vendin e De Laurentisit nuk do të prisja as që të fliste, do ta kisha përzënë menjëherë”, ka pohuar dje Luçiano Moxhi, duke shtuar edhe më shumë thashethemet për një largim të trajnerit nga Napoli. “Me rezultatin e ndeshjeve të së dielës, Juve ka një mundësi shumë të mirë për t’u kthyer në garë për një vend në Champions. Mendoj se rikonfirmimi i Del Nerit në pankinë është gjithnjë e më i afërt”, pohoi Moxhi.











