Mourinjo: Dua Ibrën dhe jo Kun Agueron

May 19, 2011 | 11:23

Sipas të përditshmes katalanase “El Mundo Depotivo”, presidenti i Realit i ka ofruar Zhoze Mourinjos të firmosë me sulmuesin argjentinas të Atletikos së Madridit, Serxho Aguero. Por në diskutimet president-trajner, Mourinjo i ka thënë Perezit se një futbollist si Aguero, për momentin nuk përshtatet me skemën e tij, dhe në rast se ai ishte gati të bënte një investim të tillë marramendës, atëherë le të hidhej në sulm për Zlatan Ibrahimoviçin. Trajneri luzitan, kërkon edhe një herë tjetër të ketë nën urdhrat e tij sulmuesin e Milanit.

© Panorama.al

Te lidhura