Motrat Vjollca bashkë në aventurën e “Summer Fest”

Jun 17, 2015 | 16:15


Motrat e famshme të “Top Channel”, Marina dhe Luana Vjollca, do të jenë sërish bashkë në skenë, si moderatoret e “Summer Fest 2015”, që organizohet në muajt e verës. Mes tyre, për këtë edicion është zgjedhur si moderator dhe balerini që u bë i njohur tek “Amici”, Klajdi Selimi. Pas bashkëpunimeve të tij të fundit me “Top Channel”, balerini është përzgjedhur si moderatori mashkull, që do të bëjë këtë rrugëtim koncertor bashkë me motrat Vjollca. Marina dhe Luana do të moderojnë pjesën e show-t, ndërsa Klajdi si balerin do të drejtojë “Dance zone”, rubrikë tashmë e njohur në koncertet e “Summer Fest” në rrethe. Vitin e kaluar, Luana dhe Marina ishin bashkë në skenë në finalen e festivalit të muzikës moderne “Top Fest”.

© Panorama.al

Te lidhura