
UPDATE- Trageti i linjës Bari – Durrës pritet të mbërrijë me disa orë vonesë, si pasojë e dallgëve që ka shkaktuar moti i keq ne 24 orët e fundit. Mësohet gjithashtu se peshkatarët e qytetit të Durrësit nuk kanë mundur të dalin për gjueti në pritje të përmirësimit të kushteve të motit, ndersa dallget kane arritur ne 5-6 balle.
Vlorë
Ndërkaq, qyteti i Vlorës po vuan edhe mungesën e energjisë elektrike si pasojë e problemeve që ka shkaktuar moti në linjat elektrike. Dallgët kanë krijuar probleme serioze në lëvizjen dhe ankorimin e trageteve.
Pukë
Moti i keq ka goditur edhe edhe pjesën veriore të vendit. I gjithë rrethi i Pukës prej disa orësh vuan mungesën e energjisë elektrike.
Sipas shpjegimeve që ka dhënë CEZ Shpërndarje, janë thyer izolatorë dhe janë këputur linja elektrike, ndërsa ndërhyrja është e pamundur për shkak të shkarkimeve atmosferike në mënyrë të vazhdueshme.
Probleme ka patur në nënstacionin e Pukës dhe të Fushë- Arrëzit.
© Panorama.al











