VIDEO/ Moti i keq në vend, del nga shtrati lumi Ishëm! Përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore

Nov 27, 2025 | 10:09

Qindra hektarë tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë përmbytur mëngjesin e sotëm në fshatin Muriqinë të Krujës.

Qindra hektarë tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë gdhirë nën ujë mëngjesin e sotëm në fshatin Muriqinë të Krujës. Shkak i kësaj situate është bërë dalja nga shtrati e lumit Ishëm si pasojë e reshjeve të dendura të rëna gjatë 24 orëve të fundit. Lagjja fundore e fshatit Muriqinë që lidh lagjen me pjesën tjetër te vendit është e izoluar pasi rruga është mbuluar nga uji, niveli i të cilit në disa pika shkon rreth 40 cm duke e bërë rrugën të kalueshme vetëm me mjete të larta. Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për problematika të tjera por gjithçka varet nga reshjet dhe prurjet e lumit nga Tirana nëse shirat do vijojnë. Kujtojmë se në të kaluarën, për të evakuuar banorët nga disa lagje të këtij fshati është dashur ndërhyrja e palombarëve me gomone por edhe ndërhyrja me helikopter.

Shkak i kësaj situate është bërë dalja nga shtrati e lumit Ishëm si pasojë e reshjeve të dendura të rëna gjatë 24 orëve të fundit.

Lagjja fundore e fshatit Muriqinë që lidh lagjen me pjesën tjetër te vendit është izoluar pasi rruga është mbuluar nga uji, niveli i të cilit në disa pika shkon rreth 40 cm duke e bërë rrugën të kalueshme vetëm me mjete të larta.

ishem del nga shtrati

Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për problematika të tjera por gjithçka varet nga reshjet dhe prurjet e lumit nga Tirana nëse shirat do vijojnë.

Kujtojmë se në të kaluarën, për të evakuuar banorët nga disa lagje të këtij fshati është dashur ndërhyrja e palombarëve me gomone por edhe ndërhyrja me helikopter.

ishem

© Panorama.al

Te lidhura