Autoritetet në Kaliforni në Shtetet e Bashkuara shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në Los Angeles dhe komunitetet në pjesën jugore të shtetit, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që ngritën shqetësime për përmbytje jashtëzakonisht të rrezikshme në Ditën e Krishtlindjeve.
“Priten përmbytje të menjëhershme dhe të përhapura gjerësisht”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së (NëS) në një paralajmërim emergjent për mot të ashpër të mërkurën, duke theksuar se jetët, si dhe pronat private dhe publike janë në rrezik serioz.
Pjesa jugore e shtetit, ku parashikoheshin reshje që normalisht ndodhin gjatë muajve, u vendos në nivelin më të lartë të alarmit deri këtë mëngjes me kohën lokale.
24.12.2025#USA
A storm caused flooding in Wrightwood,San Bernardino.The governor declared a state of emergency in Los Angeles and other Southern California counties.More than 11 inches of rain fell in some mountainous areas of Los Angeles County.@SBCOUNTYFIRE @wrightwoodspetshop pic.twitter.com/ZgBn4e69B2— Climate Review (@ClimateRe50366) December 25, 2025
Guvernatori Gavin Newsom njoftoi nëpërmjet X se kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Qarkun e Los Angeles dhe pesë të tjera, kryesisht në pjesën jugore të shtetit të tij. Ditën e djeshme, pemët e rrëzuara bllokuan rrugët dhe mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike në Los Angeles.
Qyteti bregdetar i Santa Monikës dhe i Los Anxhelosit konsiderohen zonat me rrezikun më të lartë.
Strehimoret janë hapur tashmë për banorët që janë urdhëruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Disa prej tyre kanë filluar të pranojnë njerëz, raportoi Los Angeles Times.
Në periferitë e shtrenjta të Pacific Palisades dhe Malibu, të cilat u shkatërruan nga zjarret shkatërruese një vit më parë, është urdhëruar vigjilencë e shtuar, pasi reshjet e dendura të shiut pritet të shkaktojnë rrëshqitje dheu.
Lumenjtë dhe përrenjtë rrezikojnë të dalin nga shtrati dhe autoritetet kanë këshilluar banorët të shmangin udhëtimin me makinë drejt periferive të prekura në Los Angeles, qyteti i dytë më i madh në SHBA, ku shumica e 3.9 milionë banorëve udhëtojnë me makinë.
© Panorama.al












