Moses Arita largohet nga bardheblutë

Sep 28, 2011 | 13:08

Moses Arita është larguar nga Tirana. Zyrtarisht thuhet se lojtari ka pasur probleme me lejen e qëndrimit, ndaj është dashur që të kthehet në Kenia me qëllim që të pajiset me një vizë të posaçme, e cila do të mund t’i lejojë marrjen e lejes nga policia kufitare shqiptare. Nga ana tjetër, nën zë thuhet se sulmuesi nuk i përshtatej aspak lojës së adaptuar nga trajneri spanjoll Hulian Rubio, i cili vetë disa ditë më parë pati theksuar se futbollisti nuk ishte cilësor, ose të paktën jo për skuadrën aktuale. Kështu, me sa duket, Arita u shtohet dy lojtarëve të tjerë të huaj, Mahmud Al Ajmit dhe Esama Etogos, të cilët u federuan nga klubi bardheblu, por më pas u larguan për arsye nga më të ndryshmet. Sulmuesi i ri erdhi me shumë bujë te Tirana në fillim të këtij muaji, por mjaftoi shumë pak që drejtuesit bardheblu të kuptonin se nuk ishte aq cilësor sikundër ishte thënë për të.

© Panorama.al

Te lidhura