Pas paraqitjes së saj në SPAK në zbatim të masës se GJKKO ndaj saj, Monika Kryemadhi foli për mediat.
E veshur me rroba ngjyrë lejla (ngjyra e PS) , Kryemadhi tha se kjo ishte përzgjedhje e saj e qëllimshme.
“Kam dhe thonjtë biles me kete ngjyre, e kam me përzgjedhje, mavia ma ka vjedh mua ngjyrën”, tha Kryemadhi.
Më tej ajo u pyet nëse para se të hynte në SPAK po fliste me Ilir Metën.

Ajo tha se po fliste me fëmijët e saj dhe se nuk ka komunikim me ish bashkeshortin, Ilir Metën.
Kryemadhi kërkoi që mos të ngatërrojnë Metën me Veliajn, pasi sipas saj Meta nuk flet çdo ditë me stafin e tij, siç bën Veliaj nga burgu.
“Po flisja me fëmijët e mi para se të shkoja te SPAK. Ju e dini shumë mirë që unë nuk komunikoj me zotin Meta, po zotin Meta mos e ngatërroni me Erion Veliajn që flet çdo ditë me stafin e tij dhe u përgjigjet edhe komentuesve “, tha Kryemadhi.

Kujtojmë se GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë detyrim paraqitje, pasi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
© Panorama.al











