“Mos bini pre e provokimeve”- Aktivisti: Patronazhistët futen në turmë dhe provokojnë! Ne nuk e lëmë bulevardin pa dhënë Rama dorëheqjen

Jun 28, 2026 | 20:07

Në nisje të protestës së 29-të foli një prej aktivistëve të protestës qytetare kundër Ramës. 

protesta nisje

Në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë, ai u kërkoi qytetarëve të tregohen vigjilentë dhe të kenë kujdes nga patronazhistët e infiltruar në protestë.

Aktivisti: Kush e kishte menduar se edhe pas 29 ditësh do ishim këtu për të kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie dhe sistemit të inkriminuar politik? Ishim mësuar të na thoshin se ne nuk çohemi. shqiptarët nuk bashkohen dhe nuk reagojnë për probleme. Tani pas 1 qëndrese  1 mujore shqiptarë e kanë ndarë mendjen për të mos u larguar nga bulevardi derisa qeveria të japë dorëheqjen.

Para se çdo qytetar të marri fjalën, i bëj thirrje policisë të mos provokojë qytetarët dhe në rast merr urdhër të mos zbatojë ato kundër popullit. Jeni këtu për të siguruara popullin, nuk jeni këtu për të siguruar pushtetarët. E kam një thirrje qytetarët, të mos bien pre e provokimeve. Javën e fundit janë intensifikuar provokimet. Mos bini pre e provokimeve e patronazhistëve që futen në turmë si qytetarë për t’ju imponuar mendimin e tyre. Mos u ndikoni nga njerëz që nuk i njihni dhe ju afrohen papritur. Jemi të vendosur siç kemi qenë ta vazhdojmë qëndresën në mënyrë paqësore derisa kjo qeveri të japë dorëheqjen.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura