“Jo më Rama ik, por Rama në burg”- Arben Kola: Ka prova që ka vjedhur Shqipërinë, prandaj i duhet konfiskuar dhe pasuria!

Jun 28, 2026 | 19:36

Protesta kundër kryeministrit Ramës vijoi edhe këtë të diel në ditën e 29-të të protestave mbarë qytetare.

arben kola

Në nisje të tubimit, aktivisti Arben Kola foli në sheshin Skënderbej, teksa tha para protestuesve se Rama duhet të shkojë në burg.

Sipas tij, kryeministri ka vjedhur dhe duhet t’i konfiskohet pasuria.

Arben Kola: Rama ik nuk na shërben, por Rama në burg sepse ne të gjithë besojmë  se ka vjedhur dh shitur Shqipërinë. Kemi të gjitha provat. Prandaj duhet futur në burg dhe duhet konfiskuar pasuria. Rama në burg, Berisha në burg.

© Panorama.al

Te lidhura