
KUKES- Instalimi i një sistemi të ri operativ për mjetet e tonazhit të rëndë në pikën e kalimit kufitar të Morinës, në Kukës ka krijuar rradhë të gjata kamionësh.
Raportohet se në këto momente rradha e automjeteve ka shkuar deri në 3 km, ndërsa një ditë më parë ajo i kishte kaluar 7 km.
Siç njoftohet, pala kosovare sapo ka instaluar sistemin e ri operativ, për kontrollin e automjeteve, një lloj analogu i sistemit TIMS, dhe moseksperienca e punonjësve të doganës ka çuar në rradhë të gjata.
Autoritetet doganore thanë se po punojnë për zhbllokimin sa më shpejt të situatës.
© Panorama.al











