
TIRANË- Debatet mes pozitës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve kane perfundur me rrezimin e projektligjit te PS-se per moratoriumin e skafeve.
Maxhoranca i qëndron moratoriumit, duke deklaruar se ai është mes të tjerash një masë ndaluese për trafiqet përmes detit, ndërkohë që opozita thekson se lëndët narkotike trafikohen edhe në rrugë të tjera.
Deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri deklaroi se nëse sot ka trafik të lëndëve narkotike për këtë përgjegjësi mban shumica që nuk merr masat e duhura. “Trafiqet bëhen edhe në rrugë të tjera, bllokoni edhe rrugët si keni bllokuar detin’- tha Tahiri.
Ndërkohë deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se ishte pikërisht kjo nismë që i hoqi damkën që kishte prej vitesh në sy të të huajve Shqipëria.
© Panorama.al











