Vinçenco Montela është shprehur i mallëngjyer nga fitorja që i ka dhuruar skuadra e tij në ndeshjen me Bolonjën, e cila ka shënjuar edhe debutimin e tij të suksesshëm në pankinën e verdhekuqve. “Mendoj se u përpoqa të tregohesha një njeri i ftohtë, u përpoqa t’i jetoja orët e para në mënyrë të shkëputur, por kur dëgjova vërshëllimën finale, u emocionova me të vërtetë. Kjo fitore është mjaft e rëndësishme për ne, sidomos nga pikëpamja psikologjike. Kam dëshirë që të falënderoj djemtë e mi: nuk e di cila do jetë historia jonë, por ndërkohë nuk mund të mos e bëj duke pasur parasysh emocionet që më dhanë të mërkurën, më kanë mallëngjyer”, ka deklaruar trajneri i Romës.











