VIDEOLAJM/ Monika Kryemadhi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, batuta që bën me gazetarët para SPAK-ut!

Mar 3, 2025 | 12:04

Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

“Ato videot i qani”, i ka thënë deputetja gazetarëve para se të hynte në SPAK.

Kryemadhi i është referuar videove  të saj që janë bërë virale në rrjete sociale.

Kujtojmë se GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë detyrim paraqitje, pasi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

 

© Panorama.al

Te lidhura