Kryeministri Edi Rama ka ironizuar rëndë PD dhe Aleancën Madhështore në mitingun e tij në Milano me shqiptarët e Italisë.

Rama tha se Shqipëria gjendet në një moment historik shumë pranë BE-së, e cila lidhet me një votë në 11 maj për PS-në.
Por sipas tij, ky shans nuk mund të humbasë për mustaqet e Kujtim Gjuzit apo për hallet personale të bufit të kënetës (Sali Berishës).
Rama tha ndër të tjera se Shqipëria sot është në situatën e vetë më të mirë ndërkombëtare.
Rama: Përpara kemi vetëm një datë 11 majin. Dhe pastaj kemi vetëm një mandat 4 vjet. 4 vjet për të fituar bastin historik me Europën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Europën. Sot është dita e shqiptarëve. Shqiptarët sot janë më mirë se ç’kanë qenë kurrë më parë në historinë e tyre në aspektin e pozicionit dhe figurës ndërkombëtarisht. Sot është dita e shqiptarëve dhe ky është muaji i ndarë mes prillit dhe majit dhe kjo është dekada e fatit europian të Shqipërisë që kur dolëm nga ferri komunist.
Tani, situata e përgjithshme edhe këtu në Itali është e turbullt. Gjëmimet e luftës dhe rrëmuja e përgjithshme paralajmërojnë kohë të vështira. Tani nuk mund ta humbasim këtë shans. Nuk mund ta humbasim as për mustaqet e Kujtim e Gjuzit. As për hallin personal të bufit të Kënetës që fshihet nën mustaqet e Kujtim Gjuzit. Sot është dita ku çdo shqiptar dhe që do tu lërë fëmijëve të vet diçka të madhe, diçka që ju mungon, është mundësia për ta bërë realitet.
© Panorama.al











